1 edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.

2 Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;

3 as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.

4 Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.

5 Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.

6 Mos jini, pra, shokë me ta.

7 Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,

8 sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,

9 duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.

10 Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,

11 sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

12 Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.

13 Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''.

14 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,

15 duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.

16 Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.

17 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,

18 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

19 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

20 nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

21 Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

22 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

23 Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

24 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,

25 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

26 që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.

27 Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

28 Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,

29 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.

30 ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''.

31 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.

32 Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.

33 Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.