35 ''Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.

36 Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të''.

37 Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.

38 Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;

39 sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.