1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

2 për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

3 për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

4 për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

5 I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

6 për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.