10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.
13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.
20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.