1 Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.2 Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.3 Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.4 Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.5 Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.6 Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.7 Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,8 zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,9 mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;10 ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;11 ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;12 të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.13 Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.
Publicidade
Salmos 148
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos