A Mulher Virtuosa

4 Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

1 Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

9 po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.

10 Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.

3 që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,

4 të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.

5 Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,

14 Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

11 Prandaj tani mos ki frikë, bija ime; unë do të bëj për ty gjithçka që më kërkon, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë që ti je një grua e virtytshme.